I ftuar në podcastin “Il Posticipo”, ish-mesfushori gjerman i Interit, Lothar Matthäus ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 31 maj në Mynih, mes Interit dhe PSG. Këto ishin fjalët e tij:
“Shpresoj që Interi ta fitojë Champions League.
Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, duke eliminuar skuadra të forta si Bayern Munich dhe Barcelona, pasi kishte bërë edhe një fazë grupesh shumë të mirë. Mendoj se Interi ka qenë skuadra më e qëndrueshme gjatë gjithë garës, prandaj do ta meritonte fitoren”.
Ndërkohë, për finalen që do të luhet në “Allianz Arena”, prefektura e Milanos ka konfirmuar se në “San Siro” do të vendoset një ekran gjigant për ta transmetuar ndeshjen.