Real Madridi mund të humbasë një nga liderët në Kupën e Botës për Klube.
Bëhet fjalë për Federiko Valverde i cili ka bërë një sezon fantastik me “galaktikët”.Klubi i bardhë njofton se:
“Pas testeve të kryera sot te Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar shqetësim për shkak të një goditjeje në pjesën e poshtme të shpinës.
Rimëkëmbja e tij do të monitorohet.”
Gjithçka pritet të shihet në vijim nëse ai mund të luajë me skuadrën ose jo.