Juventusi përballet me një tjetër ndeshje vendimtare në fundin e këtij sezoni problematik, por këtë herë me një situatë alarmante në prapavijë.P
roblemet në mbrojtje duket se nuk kanë fund për skuadrën e Igor Tudorit, teksa edhe Veiga është shtuar në listën e të pasigurtëve për sfidën vendimtare në fushën e Venecias. Mbrojtësi ka raportuar një lodhje muskulore dhe stafi mjekësor ka aktivizuar menjëherë një program të posaçëm për të shmangur komplikime të mëtejshme.
Veiga do të vlerësohet deri në momentet e fundit para nisjes për në Venecia, me mundësinë që të mos marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore, por të trajtohet vetëm me terapi, në mënyrë që të jetë i gatshëm të paktën për disa minuta në fushë. Kthimi i Savonës nga pezullimi jep një frymëmarrje të lehtë, ndërsa gjendja fizike e paplotë e Kelit dhe Gatit i komplikon edhe më tej llogaritë e stafit teknik.
Mungesa e Kalulusë, që vazhdon të jetë jashtë për shkak dëmtimi, vijon të ndihet si një boshllëk i thellë në prapavijën bardhezi.
Gjendja është pak më e mirë në repartet e tjera, por larg së qenit ideale. Tre futbollistë kyç: Mekeni, Gati dhe Kopmeiners, kanë vijuar të stërviten të veçuar gjatë gjithë javës, duke mos qenë ende në formën optimale. Amerikani Mekeni dhe holandezi Kop kanë shprehur dëshirën për të qenë të paktën në stol për ndeshjen, por vendimi përfundimtar do të merret në prag të sfidës.
Në mesfushë, kthimi i Turamit nga pezullimi do t’i japë Tudorit një opsion më shumë, me francezin që pritet të startojë përkrah Lokatelit. Në krahë, Nico Gonzalez do të mbulojë sërish të djathtën, me Kambiazon në krahun e kundërt. Ndërkohë, në repartin ofensiv, dueli për një vend si titullar mes Vlahoviçit dhe Kolo Muanisë mbetet i hapur, por aktualisht duket se sulmuesi serb është favorit për të udhëhequr sulmin bardhezi, me mbështetjen e Jildiz dhe Konseisao.