Prekazii- i bindur së dueli mes Betisit dhe Chelsea do të sjellë një ndeshje të fortë

- Bota Sot

Prekazii- i bindur së dueli mes Betisit dhe Chelsea do të sjellë një ndeshje të fortë

Më pak se një orë ka mbetur deri të fillimi i finales së UEFA Conference League ndërmjet Real Betis dhe Chelsea-s.

Dueli mes skuadrës spanjolle dhe asaj angleze, do të luhet në Wrocław të Polonisë.

Kjo përballje shënon finalen e parë evropiane për Real Betis-in, ndërsa për Chelsea është një mundësi për të kompletuar koleksionin e trofeve evropianë, duke u bërë klubi i parë që fiton të tre kompeticionet e UEFA-s: Champions League, Europa League dhe Conference League.

Analistët e RTK-së, Rafet Prekazi dhe Muhamet Dragusha në emisionin që i dedikohet finales së UEFA Conference League, u shprehen të bindur se sfida mes skuadrës spanjolle dhe skuadrës angleze, do të prodhojë një ndeshje dramatike.

 Trajneri i njohur i futbollit tonë, Rafet Prekazi është i bindur së dueli mes Betisit dhe Chelsea do të sjellë një ndeshje të fortë dhe me gola.

“Real Betis është ekip që ka kualitet, nuk do ta ketë lehtë Chelsea”, ka thënë Prekazi.

“Betisi këtë sezon të garave nuk është mposhtur nga dy skuadrat më të mira në botë, nga Real Madridi dhe Barcelona. Mendoj se ne do të shohim një lojë të mirë dhe me gola”, ka theksuar Prekazi.

Një ndeshje të fortë dhe cilësore mes Betisit dhe Chelsea-s e parashikon edhe Muhamet Dragusha, një tjetër trajner i njohur në futbollin kosovar.

Dragusha përparësi i jep Chelsea-s, sepse sipas tij, londinezët kanë një trajner të madh. Megjithatë, Dragusha mendon se nuk do të ishte befasi nëse do të triumfon Real Betis, pasi që sipas tij, skuadra spanjolle ka bërë një sezon të madh.

“Chelsea ka pasur një rrugëtim të mirë. Enzo Maresca është një trajner mjaft i mirë dhe mendoj në të ardhmen këtë trajner do ta shohim në klube të mëdha evropiane. Një trajner që ka futur disa lojtarë të rinj dhe duhet të kesh të kesh guxim të fusësh këta lojtarë në lojë”, ka thënë Dragusha.

“Mendoj se Chelsea është favorit në këtë duel, edhe pse nuk duhet harruar se Betis ka bërë një sezon të mirë, duke treguar performancë të lartë në ndeshjet e këtij sezoni”.

“Kemi të bëjmë më dy ekipe shumë të mira që kanë potencial të madh. Një ndeshje të tilla duhet të përgatitesh në mënyrë taktike, fizike dhe në të gjitha aspekte për të ardhur deri të fitorja. Unë mendoj se do të shohim një ndeshje të mirë dhe përparësia është në anën e Chelsea-s”, ka pohuar Dragusha.

Ndeshja Betis-Chelsea fillon në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot