Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet maksimalisht për ndeshjen me Serbinë e cila do të luhet me 7 qershor në stadiumin “Air Albania”. Shqiptarët synojnë fitore në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria ka një ekip të mirë dhe kërkon trepikëshin e madh ndaj serbëve.
Mediumi i Bosnjës dhe Hercegovinës, “Sportsport” ka shkruar se për ndeshjen kualifikuese midis Shqipërisë dhe Serbisë përgatitjet kanë filluar me seriozitet.
“Mesazhi i dërguar nga Aleksandar Vuçiq në një tubim në Nish i ka ngritur shqiptarët në këmbë.
Serbia do të fillojë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me një ndeshjen në Shqipëri, dhe gjatë tubimit të tij në Nish, Vuçiq i kishte i thënë "besnikut" të tij Dragan Stojkoviqit: "të shkonte atje dhe ti mposht”.
Këto fjalë u morën shumë seriozisht në Shqipëri.
Mediat shqiptare kanë shkruar se Vuçiqi po e ndezë flakën dhe madje i kërkuan trajnerit Sylvinho të komentonte deklaratën e tij”, - shkruan më tej.
"Kam dëgjuar diçka të ngjashme diku. Por bukuria e futbollit është se zgjat 90 minuta. Do të duhet të dalim në fushë dhe ti japim gjithçka", tha selektori i Shqipërisë, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te sporti, jo te politika.
“Çdo biletë do të jetë në emër dhe mbiemër për të shmangur falsifikimin, ndërsa tifozët nuk do të lejohen të sjellin ombrella, shishe, çanta më të mëdha se formati A4, objekte metalike e të ngjashme.
Gjithashtu, të gjitha rrugët që të çojnë në stadium do të bllokohen, dronët do të jenë në ajër, ndërsa pajisjet anti-dron do të aktivizohen edhe për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme.
Një numër i madh i policisë dhe njësisë antiterroriste do të jenë të pranishëm në stadium dhe përreth tij për të siguruar sigurinë maksimale për mysafirët nga Serbia
Ndeshja Shqipëri - Serbi do të luhet më 7 qershor. Interesimi është i madh, rreth 200,000 kërkesa janë bërë për bileta, dhe blerësit me fat do të zgjidhen me short. Stadiumi do të jetë në gjendje të akomodojë 20,000 prej tyre”, shkruan më tej.