Futbollisti i Zurich-ut, Bledian Krasniqi është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor.
Krasniqi është ftuar nga Franco Foda për ndeshjen ndaj Armenisë dhe Komorosit.
Kjo është hera e parë që mesfushori është ftuar te “Dardanët”, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Zvicra.
23-vjeçari ka zhvilluar 34 ndeshje këtë sezon, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste.