Duka: 14 ndeshje me gola dhe emocione, ta kthejmë finalen e 1 qershorit në festë!

- Bota Sot

Duka: 14 ndeshje me gola dhe emocione, ta kthejmë finalen e 1 qershorit në festë!

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi u zbulua finalja e Europianit U-17, që do të luhet në Arenën Kombëtare më 1 qershor mes Francës dhe Portugalisë.

:14 ndeshje të zhvilluara, shumë gola të shënuar, emocione në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë.

UEFA European Under-17 Albania 2025 tashmë ka mësuar ekipet finaliste, Francën dhe Portugalinë, që do të tentojnë të ngrejnë trofeun më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

Këto ditë me futboll në vendin tonë kanë qenë të bukura dhe kjo falë edhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse, si Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Çekia dhe Kombëtarja jonë.

Tani le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen!

Më 1 qershor, koha për ta mbyllur siç duhet këtë kompeticion historik të organizuar në vendin tonë", ka shkruar Duka.



Read it all at Bota Sot