“Po hyjmë në këtë finale me një ndjenjë shumë të mirë.
Është një grup tjetër në krahasim me vitin 2020 dhe ne po hyjmë në një kohë tjetër dhe me një ide tjetër të lojës.
Duhet të rregullojmë detajet e fundit, pastaj jemi gati të luajmë kundër Interit”. Kështu e prezantoi Marquinhos finalen ndaj Interit.
“Ne kemi studiuar se si të punojmë mirë në fazën e mbrojtjes.
Mund të bëjmë lëvizje për të kontrolluar sulmuesit dhe të përballemi me një ekip kompakt si Interi me anësorë që janë shumë të shpejtë për t’u futur në pozicion”, theksoi ai.
“Ne duhet të shtyjmë filozofinë tonë të lojës, të sulmojmë dhe të kthehemi kur presioni i parë dështon. Ndryshimi i taktikave tani do të ishte një gabim. Do jetë një ndeshje e bukur futbolli”.