Ajax ka gjetur trajnerin e tij pas largimit të Francesco Fariolit.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin, John Heitinga i cili rikthehet te gjigantët holandez.
Heitinga po nënshkruan një kontratë me Ajax-in si trajner kryesor deri më 30 qershor 2027, me Marcel Keizer që do të jetë ndihmësi i tij dhe po nënshkruan një kontratë me të njëjtën kohëzgjatje.
Heitinga së fundi kishte qenë ndihmëstrajner i Arne Slotit te Liverpooli, ku kishte arritur të fitonte Premierligën këtë sezon.