Do vendosë vetë lojtari

- Bota Sot

Do vendosë vetë lojtari

Edhe pse verën e kauluar ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, Nico Williams në fund qëndrojë tek Athletic Bilbao, por anësori spanjoll tani ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të largohet jo vetëm nga klubi aktual, por edhe nga Liga.

E ardhmja e anësorit 22-vjeçar do jetë ose në Premier League, aty ku e kërkon Arsenal, ose në Bundesliga, aty ku e kërkon Bayern Munich.

Të dyja klubet janë të gatshme të paguajnë klauzolën 55 milionë euro që Bilbao ka vendosur për lojtarin, ndërsa duhet të jetë vetë sulmuesi i cili do të vendosë se cilin ekip do të zgjedhë si destinacionin e tij të ri.

Te Bayern po përgatiten për largimin e Leroy Sane dhe po kërkojnë një anësor të majtë, Nico Williams është në vendin e parë në listën e gjatë të kandidatëve të klubit bavarez. Emrat e tjerë në listë janë Kaoru Mitoma i Brighton, Cody Gapko i Liverpool, Eberechi Eze i Crystal Palace, por synimi kryesor mbetet Nico ëilliams.

Në anën tjetër, Arsenal ka dy objektiva kryesorë për sezonin e ri: Martin Zubimendi në mesfushë dhe Nico ëilliams në krahë. Për të dy spanjollët, klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolat e tyre.



Read it all at Bota Sot