Kombëtarja shqiptare do t’i vijojë sot pasdite përgatitjet për duelin e të shtunës kundër Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.
Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:30 në ambientet e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.
Trajneri i përfaqësues Sylvinho do t’i ketë në dispozicion edhe dy lojtarët e fundit që nuk i ishin bashkuar grupit, Jasir Asani dhe Arlind Ajeti.
Aspekti kryesor është verifikimi nga afër i gjendjes fizike të çdo lojtari pas mbërritjes së tyre nga klubet ku mbyllen sezonet e gjata, shkruan vizionplus.
Nga performanca në stërvitje e futbollisteve do të varet shumë edhe qasja e teknikut Sylvinho mbi formacionin, edhe pse tanimë trajneri e ka treguar se është fanatik i emrave dhe i skemës dhe ndaj Serbisë nuk priten ndryshime thelbësore.