KF Shkëndija shpreh mirënjohje

- Bota Sot

KF Shkëndija shpreh mirënjohje

KF Shkëndija mirëpriti në ambientet e klubit kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe zëvendësministren e Ministrisë së Sportit, Safije Sadiki Shahini, të cilët uruan për suksesin e arritur në sezonin 2024/2025.

"KF Shkëndija pati kënaqësinë të mirëpres në ambientet e klubit dy përfaqësues institucionalë, kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe zëvendësministren e Ministrisë së Sportit, Safije Sadiki Shahini, të cilët vizituan klubin për të uruar për sezonin e suksesshëm 2024/2025.

Përfaqësuesit e klubit i mirëpritën mysafirët në një atmosferë miqësore dhe sportive, duke i falënderuar për vizitën dhe për vlerësimin e punës së bërë gjatë një edicioni ku Shkëndija arriti të kurorëzohej kampione për herë të pestë në histori.

Gjatë bashkëbisedimit, palët shprehën gatishmëri për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen, në funksion të zhvillimit të sportit në rajon dhe avancimit të mëtejshëm të klubit në të gjitha drejtimet.

KF Shkëndija shpreh mirënjohje për vëmendjen dhe përkrahjen institucionale, duke besuar se sukseset e arritura do të jenë një motivim shtesë për angazhime të reja në të ardhmen", njofton KF Shkëndija.



Read it all at Bota Sot