Katër klube të mëdha kërkojnë Brojën, mes tyre edhe Milani i Tares

- Bota Sot

Katër klube të mëdha kërkojnë Brojën, mes tyre edhe Milani i Tares

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës, pasi nuk bën pjesë në planet teknike të stafit të ri të londinezëve. Klubi ka vendosur të mos llogarisë më te sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, duke hapur rrugën për një transferim të ri.

Sipas asaj që raporton tabloidi britanik The Sun, interesimi për Brojën është i lartë dhe katër klube të njohura europiane kanë nisur kontaktet për të. Në garë për shërbimet e tij janë: Milani, Ajax, PSV Eindhoven dhe RB Leipzig.

Emri i Brojës është lidhur me Milanin edhe në të kaluarën, por gjithçka ka mbetur në kuadër të spekulimeve. Kësaj here, një marrëveshje duket më e prekshme, sidomos pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve. Ish-drejtuesi i Lazios mund të jetë një faktor kyç për ta afruar sulmuesin shqiptar në “San Siro”.

Broja ka kaluar dy sezone të vështira, të shoqëruara nga dëmtime dhe huazime jo shumë të suksesshme te Fulham dhe Everton, ku nuk arriti të lërë gjurmë të thella.

Megjithatë, në moshën 22-vjeçare, sulmuesi mbetet një talent premtues që kërkon një ambient të ri për të rilindur dhe për të gjetur formën e tij më të mirë.



Read it all at Bota Sot