Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

- Bota Sot

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite mbanë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë.

Dardanët dhe armenët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në një miqësore që pritet të dhurojë një sfidë interesante.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e radhës, ku është karakterizuar me angazhim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive brenda grupit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në stërvitjen e djeshme  fokusin kryesor e kishte vendosur në aspektin taktik, për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë miqësore.

Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe harmonike. Edhe lojtarët e rinj që për herë të parë janë bashkuar me kombëtaren janë ambientuar shpejt me grupin dhe po japin maksimumin në çdo stërvitje.

Stërvitja e sotëm mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ prej orës 17:00, derisa paraprakisht Kosova mban konferencën për media, e cila nis në orën 16:15.

Kujtojmë se Kosova tri ditë pas ndeshjes me Armeninë, do të luajë miqësoren e dytë kundër Ishujve Komore po ashtu në ‘Fadil Vokrri’. 



Read it all at Bota Sot