Mbi katër ditë pa ujë një pjesë e “Arbanës”, “Hidroregjioni Jugor” del me njoftim

- Gazeta e Prizrenit

Mbi katër ditë pa ujë një pjesë e “Arbanës”, “Hidroregjioni Jugor” del me njoftim

Kompania “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton se gjatë ditëve të fundit ka pranuar ankesa lidhur me mungesën e ujit në disa zona të lagjes Arbana, përcjell Gazeta e Prizrenit.

“Pas inspektimeve në terren, ekipet tona kanë konstatuar dyshime për një defekt ose bllokim në gypin furnizues Ø160mm, i cili ende nuk është lokalizuar plotësisht. Punimet për identifikimin dhe sanimin e problemit po vazhdojnë me intensitet të lartë tashmë prej më shumë se katër ditësh. Ju njoftojmë se ky defekt ka prekur vetëm disa rrugë specifike dhe nuk ka ndikuar në të gjithë lagjen Arbana”, thuhet ne njoftim.

Ekipet operative ndodhen ne terren dhe do të vazhdojnë punimet edhe gjatë ditëve në vijim, deri në zgjidhjen përfundimtare dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë./ Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit