Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren.
Osmani ka përshkruar në një postim në Facebook rëndësinë e DokuFestit për qytetin e Prizrenit.
Ajo thekson se DokuFesti ka transformuar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.
“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë,” shkruan Osmani, duke vlerësuar ndikimin e festivalit në jetën kulturore të qytetit dhe vendit.