Prizren: Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hoçë të Qytetit – viktima nuk i mbijetoi plagëve

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hoçë të Qytetit – viktima nuk i mbijetoi plagëve

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Hoçe të Qytetit, ku humbi jetën një person pasi u ther me thikë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar Policisë, gjatë bastisjes, është gjetur edhe një thikë që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Siç raportoi më parë Gazeta e Prizrenit, ngjarja ndodhi më 10.08.2025, rreth orës 21:20, kur Policia e Kosovës mori informacion se një person me lëndime ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Viktima, e identifikuar si Hekuran Shala, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra./Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit