Mesfushori kosovar Behar Neziri ka dhuruar një tjetër “shfaqje” në Superligën e Zvicrës, këtë herë në fitoren e thellë të St.Gallen ndaj Grasshoppersit.
Neziri si gjithnjë ishte i padiskutueshëm dhe zhvilloi ndeshje të plotë, ku kompletoi 77 prekje të topit, dhuroi një pasim kyç si dhe fitoi gjashtë duele nga nëntë që synoi.
Me këtë paraqitje, Neziri u vlerësua me notën 7.9 nga “SofaScore”.
Përndryshe, te goli në këtë ndeshje u kthye edhe qendërsulmuesi Shkëlqim Vladi, i cili disa herë ka qenë në listën e gjerë të Kosovës, megjithatë s’u ftua asnjëherë në ekipin A.
Kujtojmë, Neziri në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ditë më parë tha se është i kënaqur që ka vëmendjen e Kosovës, edhe pse ende s’ka pasur kontakte direkt me FFK-në ose përzgjedhësin Franco Foda.
Mbetet të shihet nëse këto paraqitje të vazhdueshme pozitive do t’ia ndryshojnë mendjen Fodas për ta ftuar mesfushorin në dy ndeshjet e nëntorit, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.