“І.САКТОHET MASA E PARABURGIMIT, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cilamasë do të llogaritet prej momentit të arrestimit me datën 08.01.2026 prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 08.02.2026, sepse për të pandehurit Sami Mazreku dhe Valon Berisha, qëndron dyshimi bazuar se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, si dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, nga neni 284, par. 2 lidhur me par. 1, pika 1.2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri Valon Berisha me të pandehurit të tjerë :Agon Bardhi, Bardh Hoti, Mirjetë Kosumi, Hana Rastavica, Florent Sylejmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi për shkak të veprës penale: në bashkëkryerje: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, i pandehuri Florent Sylejmani, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRKsë, YIl Çollaku, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, konform nenit 184 par.1, nën par.1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së“, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Ndërsa ndaj 35 të pandehurve të tjerë të dyshuar në përfshirjen e tyre në rastin e BKS-së, Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor si dhe masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar./G. Sinjali
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.