Propozohet edhe drejtori i ri i Urbanizimit në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Propozohet edhe drejtori i ri i Urbanizimit në Prizren
Florent Ukajt është propozuar nga LDK për drejtor të Urbanizimit në Prizren.
LDK është në koalicion me PDK -në në Prizren, pasi e ka mbështet në balotazh,  raporton Gazeta e Prizrenit.

“Sot ndaj me ju një moment të rëndësishëm të rrugëtimit tim profesional dhe publik: jam propozuar Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit. Ky besim është një nder i madh, por mbi të gjitha një obligim serioz për të shërbyer me ndershmëri, dije dhe vizion afatgjatë për qytetin tonë.

Prizreni është më shumë se një hapësirë urbane – është histori, kulturë dhe identitet. Angazhimi im do të jetë që zhvillimi urban të ecë në harmoni me trashëgiminë, mjedisin dhe nevojat reale të qytetarëve, duke ndërtuar plane të qëndrueshme që i shërbejnë brezave të sotëm dhe atyre që vijnë”, ka shkruar ndër tjera Ukaj.



Read it all at Gazeta e Prizrenit