Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.
Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në shtëpi ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të.
Rexhbeçaj në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse golin për 2:0 e realizoi në minutën e 49-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia.
Golin e parë për vendësit e shënoi Alexis Claude-Maurice.
Për Rexhbeçajn ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat.
Augsburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Freiburgu renditet në pozitën e tetë me 24 pikë.