Rexhbeçaj shënon gol të bukur në barazimin e Augsburgut

- Gazeta e Prizrenit

Rexhbeçaj shënon gol të bukur në barazimin e Augsburgut

Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në shtëpi ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të.

Rexhbeçaj në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse golin për 2:0 e realizoi në minutën e 49-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia.

Golin e parë për vendësit e shënoi Alexis Claude-Maurice.

Ndërkohë golat për Freiburgun i shënuan Yuito Suzuki dhe Igor Matanoviq.  Kroatit Matanoviq iu anulua edhe një gol.

Për Rexhbeçajn ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat.

Augsburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Freiburgu renditet në pozitën e tetë me 24 pikë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit