Ish-kryetarja e KQZ-së: Kurrë s’ka ndodhur të ketë dallim nga 6 mijë vota, të merret drejtësia me këtë çështje

- Gazeta e Prizrenit

Ish-kryetarja e KQZ-së: Kurrë s’ka ndodhur të ketë dallim nga 6 mijë vota, të merret drejtësia me këtë çështje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se asnjëherë më parë nuk është shënuar një dallim prej rreth 6 mijë votash për një kandidat pas rinumërimit.

Ajo ka theksuar se rinumërimet kanë qenë të zakonshme pothuajse në çdo palë zgjedhje, madje edhe rivotimet, por pa dallime kaq të mëdha.

Sipas Dakës, në të kaluarën nuk ka pasur mospërputhje prej mijëra votash si ato që po evidentohen tani.

Ajo ka shtuar se ky fenomen kërkon shqyrtim të thellë institucional, përfshirë analizimin e ndryshimeve ligjore të bëra në vitin 2023.

Daka në Debat Plus ka theksuar se drejtësia duhet të merret seriozisht me këtë çështje, ashtu siç ka vepruar në vitin 2010, kur pas asaj që ajo e quajti “vjedhje industriale” u organizuan rivotime në disa qytete dhe KQZ-ja dorëzoi rreth 2 mijë kallëzime penale.



Read it all at Gazeta e Prizrenit