Kërkoheshin ndërkombëtarisht, katër persona ekstradohen në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Kërkoheshin ndërkombëtarisht, katër persona ekstradohen në Kosovë
Katër persona janë ekstraduar nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe procedurave të ndjekura nga institucionet e drejtësisë,

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë datave 14 dhe 15 prill 2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e katër personave të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

“Me date 14.04.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet Q.I., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim të proceduarave tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia bën të ditur se më 15.04.2026 janë ekstraduar nga Shqipëria dy shtetas të Shqipërisë, R.B., dhe G.H., të cilët kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë.

“Pas ekstradimit të dyshuarit u janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, për vazhdim të proceduarave tjera ligjore”, thuhet më tej.


Në të njëjtën ditë, është realizuar edhe ekstradimi nga Mali i Zi i shtetasit kosovar I.A., i cili po ashtu kërkohej nga institucionet e drejtësisë.

“Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës rajoni i Mitrovicës për vazhdim me proceduarat tjera ligjore”, njofton Policia.

Sipas PK-së, të dyshuarit paraprakisht ishin arrestuar nga autoritetet e shteteve përkatëse, ndërsa ekstradimet janë realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. /G.S



Read it all at Gazeta e Prizrenit