Kolona dhe pritje të gjata në Morinë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

- Gazeta e Prizrenit

Kolona dhe pritje të gjata në Morinë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Edhe këtë fundjavë janë krijuar kolona të gjata dhe pritje në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Morinë, në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, pavarësisht se autoritetet po zbatojnë kontrolle minimale dhe po punojnë me të gjitha kapacitetet në dispozicion për të përshpejtuar qarkullimin.

Përmes një njoftimi, autoritetet kanë bërë të ditur se fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje të gjata, ndaj u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë.

Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve janë ftuar të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e qarkullimit.

Për informata shtesë lidhur me gjendjen në pikat kufitare, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat *045 198 000*, *045 198 606*, si dhe në numrin pa pagesë *0800 50095*.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke u uruar rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit