Kanë përfituar nga amnistia, por nuk janë liruar akoma nga qelia. Familjarët mblidhen para burgut, çfarë po ndodh me të burgosurit në Fushë Krujë

- Gazeta Telegraf

Kanë përfituar nga amnistia, por nuk janë liruar akoma nga qelia. Familjarët mblidhen para burgut, çfarë po ndodh me të burgosurit në Fushë Krujë

Edhe pse kanë përfituar nga amnistia, disa prej të dënuarve në burgun e Fushë Krujës nuk i kanë lënë qelitë akoma.

Familjarët e tyre janë mbledhur para burgut prej ditës së djeshme për të pritur familjarët e tyre, por ata janë ende në qeli.

Sipas familjareve shkak është bërë vonesa e zbardhjes se vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokurorët, ndërkohë që dënimet në forme të prerë nga Apeli janë marrë shumë muaj përpara.

“Të afërmit tanë janë të dënuar me formë të prerë që më datë 7.02.2023, ndërkohë që amnistia thotë se njihet deri më datë 31 mars. Gjatë gjithë këtyre muajve, nuk është bërë zbardhja e vendimit. Amnistia është bërë dje dhe sot ka ardhur vendimi i zbardhur në burg. Burgu nuk na liron të afërmit. Ose amnistia është bërë selektive ose ministri të na japë zgjidhje. Ose po i mbajnë peng ose ka një problematikë tjetër. Drejtuesit e burgut na thanë duhet të presim edhe nesër ose t’i drejtohemi gjykatës. Lënia pas dore e zbardhjes së vendimit që na pengon lirimin e të afërmve tanë”, tha një qytetar.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf