Sherr në autolarje/ Babë e birë rrahën me shkop druri për 2.5 euro, detaje nga aktakuza për biznesmenin e vëllain e tij

- Bota Sot

Sherr në autolarje/ Babë e birë rrahën me shkop druri për 2.5 euro, detaje nga aktakuza për biznesmenin e vëllain e tij

Babë e birë kanë përfunduar të rrahur me shkop të drurit nga dy vëllezërit biznesmen nga Peja. Ata u rrahën me grusha e më pas edhe me një shkop druri pasi ua kërkuan pagesën prej 2.5 euro dy vëllezërve Mustafa për shërbimin që ua kishin bërë për larjen e veturës.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, Bali dhe Burim Mustafa.

 Dy vëllezërit, Bali dhe Burim Mustafa, ky i fundit pronar i një kompanie, dërguan për pastrim veturën tek autolarja “Lisi” në Pejë. Të pakënaqur me larjen e veturës, nga të dëmtuarit babë e birë, ata tentuan të largohen pa bërë pagesën.

Siç shkruan në aktakuzën që ka siguruar Insajderi, të dëmtuarit kanë tentuar t’i ndalojnë vëllezërit dhe të kryejnë obligimin prej 2.5 euro, ata janë rrahur keq nga vëllezërit.

…Të pandehurit pasi dalin nga automjeti të revoltuar i sulmojnë të dëmtuarit fillimisht i pandehuri Burim kap për gjoksi të dëmtuarin Afrim, më pas i pandehuri Burim vazhdon ta godasë me grushte dhe me me mjet të fortë shkop druri te cilin paraprakisht e kishte marre nga automjeti i tij, pasi në përleshje përfshihet edhe i dëmtuari i mitur L. Avdijaj duke tentuar ti ndihmoj babait të tij duke i larguar, i pandehuri Burim vazhdon ta sulmon ate duke e goditur me shkop druri në këmbë, shpinë dhe pjesë tjera të trupit deri sa është rrezuar në tokë, më pas të dy të pandehurit Burim dhe Bali i cili paraprakisht i kishte marrë shkopin druri nga i pandehuri Burim vazhdojnë duke e goditur të dëmtuarin Afrim në pjesën e pasme të kokës dhe pjesët tjera të trupit, më të cilat veprime të dëmtuarve të lartekur iu shkaktojnë lëndime të lehta trupore, lëndime të përshkruara si në Akt ekspertimin mjeko ligjor të datës”, shkruan në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, dy të dyshuarit po akuzohen për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gazeta ka kontaktuar edhe avokaten mbrojtëse të dy viktimave, Aurora Mulhaxha.  Ajo ka thënë se pret drejtësi lidhur me rastin pasi dy të dëmtuarit ishin në orar të punës, nga e cila punë ushqehet e gjithë familja.

“Si e autorizuar pres rikualifikim te vepres nga Prokuroria, pasi qe njeri nga te demtuarit eshte me ndjeshmeri per shkake te moshes sepse eshte femije i mitur. Dy te demtuarit jan ne kushte te renda ekonomiko sociale, ku i mituri perveq suksesit shembullor ne mesime dhe ne sjellje i duhet te i behet krahe babait per ta siguruar kafshaten e gojes dhe te punoje dimer e vere ne Autolarje. Presim drejtesi dhe denim maksimal pasi qe besoj ne drejtesi dhe se vepra eshte kryer ndaj te autorizuarve te mi sa ishin duke e kry punen e tyre me te cilen ushqehet e gjithe familja. Vlen te theksohet se si e autorizuar kam ushtru kerkespadi per kompenzim te demit material dhe jo material, edhe pse nuk ka kompenzim qe e rikuperon demin, dhimbjet, friken ndaj te demtuarve”, ka thënë avokatja Aurora Mulhaxha. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot