Shpreh bindjen

- Bota Sot

Shpreh bindjen

Dani Olmo dhe Pau Viktor janë dy lojtarët me vëmendjen më të madhe për momentin në Spanjë për shkak se Barcelona nuk po mundet t’i regjistrojë për shkak të problemeve financiare.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri Hansi Flik.

“Të gjithë duan që Dani Olmo dhe Pau Viktor të kthehen. Jam i bindur se klubi do të arrijë të regjistrojë Olmon.

Kam folur me Danin dhe ai më tha se dëshiron të luajë vetëm për Barcelonën. 

Ne kemi qenë të përqendruar dhe nuk mund të bëjmë asgjë për pjesën tjetër”, deklaroi trajneri gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot