Pioli flet mbi dështimin e De Ketelaere te Milani

- Bota Sot

Pioli flet mbi dështimin e De Ketelaere te Milani

Në një intervistë për “Radio TV Serie A”, ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli edhe për Charles De Ketelaere, talentin belg që pati vështirësi nën drejtimin e tij. Këto janë fjalët e Piolit: “Mendoj se, në mënyrë të ndershme, gjatë karrierës sime kam pasur më shumë lojtarë prej të cilëve kam arritur të nxjerr shumë, sesa të tjerë që nuk kanë arritur të japin maksimumin.

Gjithsesi, është e qartë që ka pasur lojtarë si De Ketelaere, i cili tani është në fokusin e të gjithëve. Nuk mendoj se ishte vetëm faji im. Sigurisht, diçka nuk funksionoi ashtu si duhet, ndërsa tani me Gasperinin po funksionon më mirë, edhe falë mjedisit. Mund të ketë qenë një çështje e tij, por me siguri ka edhe faktorë të tjerë që nuk u shpreh si duhet te Milani”.

Pioli përmendi gjithashtu dy lojtarë të tjerë, që kanë shkëlqyer nën drejtimin e tij te Milani: Reijnders dhe Pulisic. Për këta të fundit, Pioli foli me superlativa: “Reijnders? E njihja tashmë, e kisha parë në një ndeshje West Ham-AZ Alkmaar.

Ai është një lojtar me inteligjencë, cilësi dhe klas të jashtëzakonshëm. Sezonin e kaluar kishte shumë raste për të shënuar. Ka një goditje të mirë, por e kishte të vështirë të realizonte. Viti i parë në Itali është gjithmonë më i vështirë.

Pulisic? Një tjetër lojtar me mentalitet dhe cilësi të jashtëzakonshme.

Sigurisht që e njihja tashmë, por pas telefonatës së parë me video, pashë një person të përulur dhe me shumë dëshirë për një përvojë të re. Christian është një lojtar i shkëlqyer dhe mbi të gjitha person i mrekullueshëm. Mund të luajë në shumë pozicione, ka qenë kënaqësi e madhe ta stërvisja”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot