Ish-ylli i Milan-it, Alexandre Pato, pranon se është një fans i Rafael Leaos.
Pato u kthye në klub muajin e kaluar për festimet e 125 vjetorit të kuqezinjve.
Ai tha në podcast BSMT:
“Leao është një personazh. Kur arrita në moshën e tyre isha shumë i vogël, të gjithë janë të gjatë.
Janë shumë të mëdhenj, ndaj Leao-n e kam vlerësuar gjithmonë, bëj tifo për të.
“Ai ka çdo shans për ta çuar Milanin në majë, kështu që unë do ta mbështes atë gjithmonë dhe shpresoj se ai do të shënojë shumë gola për Milanin dhe do t’i bëjë ata të fitojnë”.