Edon Zhegrova do ta humbasë duelin e madhe të Championsit mbrëmjen e sotme. Ylli i Kosovës, i dëmtuar, nuk do të jetë në fushë ndaj Liverpulit.
don Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje.
Anësori shqiptar humbet shansin për të luajtur në një nga stadiumet më mitike të Europës, në “Anfield Road”.
Lojtari 25-vjeçar nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë nga dëmtimi, çka ka sjellë mospërfshirjen e tij në listën e trajnerit Genesio.
Klubi francez ka publikuar në kanalet zyrtare në rrjetet sociale listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Liverpool, ku vërehet mungesa e emrit të Edon Zhegrovës.