Katanec jep dorëheqje

- Bota Sot

Katanec jep dorëheqje

Trajneri i njohur slloven, Sreçko Katanec ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Uzbekistanit.

Katanec po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për arsye shëndetësore ka vendosur të tërhiqet nga posti i selektorit.

Federata e Uzbekistanit ka njoftuar se 61-vjeçari largohet me marrëveshje të dyanshme. Katanec ka shprehur keqardhje për situatën, duke thënë se nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij për shkak të sëmundjes.

Ai ishte në krye të Uzbekistanit nga gushti i vitit 2021. Katanec ka drejtuar edhe Irakun, Slloveninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maqedoninë. Ishte po ashtu trajner i Olimpiakosit dhe Goricës.

Ka pasur karrierë të suksesshme edhe si lojtar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot