Struga Trim Lum mund polakët e Korona Kiellces

- Bota Sot

Struga Trim Lum mund polakët e Korona Kiellces

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll sot zhvilloi miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Skuadra strugane arriti që të mund minimalisht skuadrën polake të Korona Kiellcës (1-0), falë realizimit të Shaban Zenkut.

Pas pjesës së parë pa gola, skuadra e Struga Trim Lum realizoi golin e fitores në minutën e 90-të.

Kujtojmë se përballjen e parë mirësore (përgatitëse) Struga Trim Lum e zhvilloi kundër hungarezëve të Debrecenit, e cila u mbyll me barazim dhe pa gola të shënuara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot