Jadon Sancho zgjedh dribluesin më të aftë

- Bota Sot

Jadon Sancho zgjedh dribluesin më të aftë

Sulmuesi i Chelseat, Jadon Sancho, ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si dribluesin më të aftë në historinë e Premier League.

Në sfidën e fituesit me Sky Sports në Instagram, Sancho u detyrua të zgjidhte mes disa prej dribluesve ikonë të Premier League, duke përfshirë edhe veten.

Ylli i Chelseat (i huazuar nga Manchester United) e zgjodhi veten mbi Allan Saint-Maximin, Yannick Bolasie, Adel Taarabt, Hatem Ben Arfa, Wilfred Zaha dhe Dimitri Payet.

Kur u pyet për të zgjedhur mes Hazard dhe Theirry Henry, 24-vjeçari shkoi për legjendën e Arsenal-it.

Ai e mbylli sfidën duke zgjedhur Cristiano Ronaldo-n para Henry si dribluesin më të aftë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot