Shqiptarët e Luganos fitojnë në frymën e fundit

- Bota Sot

Shqiptarët e Luganos fitojnë në frymën e fundit

Lugano ngadhënjeu në frymën e fundit me rezultat 3:2 në konak të Winterthurit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Futbollisti Baroan shënoi në minutën e 7-të e 36-tën për 2:0 në favor të Winterthurit.

Mysafirët fituan me golat e Cimignanit (52 e 63) e Koutsiasit (90+3)

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi, Albian Hajdari, Shkëqlim Vladi u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.

Vladi u zëvendësua në minutën e 72-të. 

Uran Bislimi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 48-të.

Labinot Bajranmi futet në lojë në minutën e 72-të e Granit Lekaj në atë të 90+1 në radhët e Winterthurit.

Lugano kryeson me 35 pikë por ka një ndeshje më shumë e 4 pikë se Baseli në vend të dytë, se Lausanne e Servette.. Winterthur është në fund me 14 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot