Kontestohet nga tifozët e Milanit

- Bota Sot

Kontestohet nga tifozët e Milanit

Zlatan Ibrahimoviç është objekt kontestimesh nga ana e tifozerisë. Zgjedhjet e merkatos në fokus, së bashku me rezultatet e një ekipi që po ka shumë ulje ngritje.

Në prezantimin e Kajl Uoker, suedezi i ka cekur edhe këto tema të ndejshme për ambientet milaniste duke vendosur fokusin në punën e klubit për të arritur sa më shumë suksese në këtë sezon ku është fituar Superkupa e Italisë deri tani.

Si ju duket Uoker? Nuk ka nevojë të prezantojmë karakteristikat e tij, ai bëri historinë e Sitit. Është një lojtar i madh, është një lider brenda dhe jashtë fushës.

Edhe pse kemi shumë mbrojtës të djathtë, nuk mund t’i thonim jo Uokeritit, ishte një mundësi që nuk mund ta humbisnim. Ai do të sjellë shumë gjëra në fushë dhe jashtë saj.

Të gjithë kemi besim se ai do të jetë i rëndësishëm për këtë ekip.

Merkato e Milanit përfundon me Uokerin? Ne kemi objektivat tanë, por merkato e janarit nuk është e lehtë. Ju suguroj se po punojmë. Me Uokerin ishte krijuar një mundësi, nuk ka qenë objektiv, por është më mirë të kesh dikë si ai sesa të mos e kesh. Në këto ditë të mbetura shpresojmë t’i arrijmë qëllimet tona. E dimë se çfarë duam.

Si e përjetuat atë që ndodhi pas Parmës? Është një situatë me adrenalinë të lartë mes dy njerëzve që duan të fitojnë.

Diçka e tillë më ka ndodhur shpesh edhe mua. Gjithçka zgjidhet para se të mbërrihet në dhomat e zhveshjes. Gjëra të tilla më kanë ndodhur kudo, të gjithë duan të fitojnë.

Keni folur me Kalabrian dhe trajnerin? Nuk ishte e nevojshme. Siç më ka mësuar Kapelo, këto janë gjëra që mund të bëjnë mirë. Trajneri punon me shumë emocione, ashtu si edhe Kalabria. Disa gjëra është më mirë të ndodhin sesa të mos ndodhin, ata tregojnë se e kanë për zemër situatën e Milanit. Këto gjëra ndodhin, nga jashtë mund të duken si të këqija, por e rëndësishme është që të kemi zgjidhur gjithçka menjëherë pas ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot