Metë Çeku flet për Jakup Abrashin, Luan Prekazin, Xhevdet Muriqin dhe si reaguan shikuesit ndaj Sahit Kelmendit pas rastit në Paraçin të Serbisë

- Bota Sot

Metë Çeku flet për Jakup Abrashin, Luan Prekazin, Xhevdet Muriqin dhe si reaguan shikuesit ndaj Sahit Kelmendit pas rastit në Paraçin të Serbisë

Metë Çeku, tërë jetën me futbollin.

Ish futbollist i miërnjohur, tghemelues i klubit të futbollit Kosova Munih në fillim të viteve të 90-ta dhe sot është kryetar i Komisionit Disiolinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Me formimin e klubit Kosova e Munihut ishin pjesë e saj edhe Remzi Ruhani - kryetari i parë.

Metë Çeku

Naim Gashi, Sejdi Rama, Vesel Hyda nga Presheva që na i ka blerë fanellat ku u shkru për herë të parë në shqip FC Kosova”, tregon Metë Çeku.

Ish futbollisti i shquar Metë Çeku flet për Jakup Abrashin, Luan Prekazin, Xhevdet Muriqin dhe si reaguan shikuesit ndaj Sahit Kelmendit pas rastit në Paraçin të Serbisë në vitin 1987! 

Metë Çeku - ulur i pari nga e majta

Aty regjimi ish jugosllavë dhe serbë e akuzuan ushtarin  Aziz Kelmendi se i vrau katër ushtarë ish jugosllavë!

“Bota sot”: A më lehtë e keni pas si futbollist a tani si kryetar i Komisionit disiplinor në FFK?

Metë Çeku: Për momentin jam kryetar i Komisionit Disiplinor pranë FFK-së. Është fatbardhësi. 

Shpesh e shprehi meqenëse kam luajtur edhe vet futboll, i marr si rrethanë lehtësuse shumë herë lojtarë që mos mi dënuar shumë, sepse është eufori e momentit - temperamenti. 

Kam qenë edhe vet lojtar, e ndjej në shpirt, edhe gjithë në 90 për qind të lojtarëve shkoi në minimum me dënime. Si lojtar ka qenë shumë më lehtë se sa tani.

“Bota sot”: Si i sheh futbollistët e ditës së sotme kur dihet se rrethana janë më ndryshe, paguhet më shumë se atëherë por t’i kishit jo këto kushte në kohën tuaj?

Metë Çeku: Në kohën tonë ka qenë shumë vështirë, premitë shumë të ulëta, në krahasim me tash.

Këta të rinjtë nuk e dojnë futbollin sikur gjenerata e jonë.

Tregoj një rast, kur e kam pas një derbi nuk më ka marrë gjumi duke paramenduar atë ndeshje.

Ose, për shembull meqenëse kam qenë mbrojtës i majtë, ka ndodhur që me ka kaluar anësori i djathtë, një javë ditë nuk e kam ndje veten të qetë si me kaloi ai.

Meqenësë shumë pak ka ndodhur por ato nëse ajo më ka ndodhur nganjëherë, një javë nuk isha i qetë. Lojtarët sot i shoh që nuk e marrin ashtu si fitojnë si humbin shkojnë nëpër disko e andej e këndej, ndërsa unë kur kam humbur ndeshjen nuk kam dalur atë natë. Nuk kam mundur me dalur sepse nuk e kam ndje veten të qetë

“Bota sot”: Dihet se nuk ka qenë lehtë me luajt në atëkohë, a ka pas provokime e kërcënime kur keni luajtur në udhëtim?

Metë Çeku: Dy ndeshje më kujtohen. Rasti i Aziz Kelmendit në Paraçin, dhe kur thirrej emri i Sahit Kelmendit me numir 11-të për të dalur në fushë, krejt shikuesit bënin uuuuhhh...

Edhe ndeshja me fushë Kosovën kur u munduan me na mundur ekipin tonë Ramiz Sadikun (0:0), por me gjyqtarë e me krejt i kemi mundur. Kjo ndeshje nuk harrohet.

“Bota sot”: Cili trajner të ka mbetur në zemër?

 Metë Çeku: Kam pa shumë shumë trajnerë, një ndër trajner që ka pas Kosova ëshë Jakup Abrashi. Masandej e kam pas edhe Luan Prekazin. Jakup Abrashi është njëshi. Jakup Abrashi ka qenë gjeneratë e Çajkovskit. Çajkovski, sa kam lexuar ka qenë i vemi trajner që Bayerni për të ka mbajtur mbledhje komemorative.

Po të ishte Jakup Abrashi sot gjallë, çdo kombëtare të Evropës njëjtë e kish udhëheq, po ashtu edhe Luan Prekazi me përvojën e tij që ka luajt në Partizan të Beogradit.

Shpesh herë në stërvitje kur i bënim gjuajtjet e lira, a i e ka mësuar Sunaj Keçin si me gjuajt gjuajtjet e lira, si me “pre” topin fort në njërën anë. Prej këtyre dy trajnerëve kam mësuar shsumë. Kam mësuar edhe në Pejë prej Kahraman Loxhës, Haki Locit, i cili sa i ri e ka verëjtur temperamentin tim, më ka angazhuar junior, mu, Xhevdet Muriqin, Sahit Kelmendin, Xhevat Currin etj.

“Bota soz”: E përmende Xhevdet Muriqin, me pak fjalë si e vlerësoni që ai nga sulmuesi u kthye në mbrojtës?

Metë Çeku: Me Xhevdet Muriqin jam gjeneratë, kam luajtur në Kristal të Pejës. Ja ka dhënë natyra shpejtësinë dhe agresivitetin. Xhevdetin mbrojtës e ka kthyer Jakup Abrashi në KNI Ramiz Sadiku.

Në atëkohë ka luajtur 11-sh Zhivkoviqi në Ramiz Sadik, një lojtar shumë i mirë dhe shkoi në Prishtinë, kur ka hyrë Prishtina me Bella Pallfin në ligën e parë. Zhivkoviqi ka qenë sulmues i majtë.

Karakteristikë ka qenë se Xhevdeti ka qenë i shpejtë dhe ka prerë shumë aksione. E hoqën nga ekipi Tokiqin dhe e futen Muriqin si qendërmbrojtës, ka luajtur një sezon fenomenal në ligën e dytë. Falë Jakup Abrashit ai u bë një mbrojtës modern, ka luajtur Prishtinë në ligën e parë duke arritur me qenë edhe kapiten.

“Bota sot”: A ke menduar të jesh ndonjëherë trajner në Kosovë?

Metë Çeku: Kam menduar shumë herë për trajner, me fol drejt kur kam qenë sekretar në Besë, duke e parë futbollin si e shoh unë me një sy tjetë edhe karakterin edhe disiplinën, nuk e kam pa veten trajner, nuk mundem me pranuar dikush mu ma bë formacionin.

“Bota sot”: Si e sheh sot Pejën, Besa ka qenë kampionë i trefishtë pas lufte, sot ka stagnuar shumë! iu dhemb në shpirt?

Metë Çeku: Kjo dhemb në shpirt. Futbollin pejan e krahasojë me Milanin. Milani një kohë, dhjetë vjet nuk ka qenë askund në Champions League, edhe pse nuk ka qenë, tërë Evropa e dojnë Milanin.

Edhe pse nuk ekziston Besa, tash është Besa Peja e fuzionuar me Phoenixin e Bajës, ku kam shkuar të tanët me kanë pyetur për Besën, kështu që është sikur një Milan i Kosovës.

Edhe pse nuk ka ba gara, të tanët e kanë admiruar dhe kanë qenë të dëshpëruar pse nuk është Besa. Besoj tash që janë formuar dy a tre grupe dhe besoj që ka me arriture suksese Besa.

"Bota sot": Cila është porosia për gjeneratën e tashme?

Metë Çeku: Vetëm punë dhe disiplinë, jetën e natës sa më pak me kaluar.

Veç me punë arrihet. Një dobësi është tek ata, se shumë ndeshje e shumë telefona, dhe po rrijnë deri orë të vona. Unë si sportist kurrë ora 12.00 e natës nuk më ka zënë. Nëse sportistin e zërë ora 00.01 minutë nesër nuk mundet me arrit qind për qindshin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot