Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë këtë të enjte vendimet e javës së fundit në futbollin shqiptar.
Vllaznia, për sjellje të gabuar të tifozëve dënohet me treqind mijë lekë gjobë.
Për të njëjtin shkak është dënuar edhe Apolonia dhe Flamurtari.
Ndërkohë sulmuesi Bismark i Skënderbeut është dënuar me dy ndeshje pezullim për sjelle antisportive.
Edhe zyrtari i Kukësit, Klevis Gjoka është pezulluar me katër takime. Dënime edhe në kategoritë e tjera të futbollit shqiptar.
Lojtari i KF Skënderbeu, Sie Bismark Charles Kwarena, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Vllaznia, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Apolonia, për mos respektimin e detyrimeve, përgjegjësive për organizimin e ndeshjes dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 8/1, 17/1 dhe 33/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i Basania FC, Fatjon Marku, për sjellje sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Besa U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
SG Tirana U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë U-13, kundër Akf Peza U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Turbina, Xhynejt Cutra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkëndija Tiranë, Luan Pinari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.