UEFA konfirmos sot Shqipërinë dhe Serbinë që së bashku do të organizojnë Euro U21!
Dita e sotme do të e rëndësishme për futbollin shqiptar pasi UEFA do të zyrtarizojë vendimin e marrë pak javë më parë sa i përket vendeve organizatore të Europianit të 2027-ës për moshat deri në 21 vjeç.
Sot pritet që Shqipëria dhe Serbia të marrin zyrtarisht detyrën e vështirë për të organizuar një event siç është Europiani i moshave deri në 21 vjeç.
Sipas UEFA-s kandidatura e përbashkët e Shqipërisë dhe e Serbisë ishte e vetmja në garë për të marrë të drejtën e këtij organizimi pasi Turqia dhe Belgjika u tërhoqën nga gara shtatorin e kaluar.