Depay dënohet me katër muaj burgim nga Gjykata e Monakos

- Bota Sot

Depay dënohet me katër muaj burgim nga Gjykata e Monakos

Sulmuesi holandez, Memphis Depay është dënuar me katër muaj burgim.

Depay, u gjykua të martën nga Gjykata Penale e Monakos pasi u kap në gjendje të dehur në rrugët e Principatës, më 6 gusht 2024 pak pas orës 5:30 të mëngjesit.

I vënë re nga policia për drejtimin e tij të pakujdesshëm në timonin e Rolls-Royce-it të tij luksoz, ai u kap dhe kishte një nivel alkooli prej 1.01 mg për litër ajër të nxjerrë, ose më shumë se 2 g alkool për një litër gjak.

Çështja e tij u dëgjua nga gjykatat Monegaske të martën, gjashtë muaj pas ngjarjeve. Lojtari mungonte dhe nuk kishte thirrur një avokat, raporton Monaco-Matin.

Më në fund ai u dënua me katër muaj burgim, me kusht, 9000 euro gjobë dhe dy vjet ndalim drejtimi në Principatë. Një dënim më i rëndë se kërkesat (1 muaj burgim me kusht, 2000 euro gjobë dhe 6 muaj ndalim drejtimi në Monako).



Lexoni të gjitha në Bota Sot