20 mijë euro gjobë dhe 2 futbollistë të përjashtuar

- Bota Sot

20 mijë euro gjobë dhe 2 futbollistë të përjashtuar

Te Besa nuk po kalojnë aspak një moment të mirë.

Kavajasit nuk kanë më vazhdimësinë e fillim sezonit, teksa kanë “shkëputur” edhe kontaktet me kreun e klasifikimit.

Humbja në Vlorë ka trazuar akoma më shumë “ujërat” te Besa. Kjo pasi siç mësohet nga "shtypi i shkruar", presidenti i kavajasve, Nexhat Bizhdili nuk e ka kapërdijë dot humbjen. Kreu i klubit ka përjashtuar nga skuadra 2 nga lojtarët kryesorë.

Mentor Mazrekaj dhe Donald Mëllugja janë kërkohësisht të përjashtuar nga ekipi dhe gjithashtu mësohet se janë gjobitur edhe me 10 mijë euro gjobë secili.

Kjo pasi sipas presidentit, futbollistët nuk kanë dhënë maksimumin e tyre në sfidën me Flamurtarit, takim ku vlonatët fituan 3-1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot