Presidenti i nderit të FHK-së, Mexhit Devaja: Ikja e hershme në amshim e Valbonës, na tronditi

- Bota Sot

Presidenti i nderit të FHK-së, Mexhit Devaja: Ikja e hershme në amshim e Valbonës, na tronditi

Presidenti i nderit i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, është i tronditur me lajmin për ikjen në amshim (në moshën 62-vjeçare) të Valbona Mehmetit.

Devaja tha se kohën sa ke qenë president i federatës, znj. Valbona ka qenë një profesioniste dhe punëtore e shquar dhe shembull për të tjerët.

“Lajmi për ikjen në amshim të Valbona Mehmetit na tronditi.

Ky lajm më pikëllloi shumë.

Sporti mbetet edhe pa një grua që me tërë qenien e saj ishte e përkushtuar për hendbollin.

Ajo punoi e kontriboi në kohërat e vështira, ishte afër federatës, ka ndihmu shumë e ka kryer punën me përkushtim e nderë.

Hendbolli mbetet pa një profesioniste dhe punëtore të madhe.

Prehu në paqë znj. Valbonë”, ka shpreh ngushëllime Devaja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot