Shqiptari nënshkruan për skuadrën italiane, Bologna

- Bota Sot

Shqiptari nënshkruan për skuadrën italiane, Bologna

Besalet Krasniqi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur italian, Bologna.

Agjenti i 17-vjeçarit tregon se kontrata zgjat deri në verën e vitit 2028.

Skuadra seniore e Bolognas aktualisht është në vendin e tetë në Serie A.

Bologna mori pjesë në Champions League këtë sezon, por nuk arriti të arrijë në play-off. 

“Një tjetër talent i futbollit shqiptar po i hap rrugën vetes në skenën ndërkombëtare! Besalet Krasniqi, një lojtar i ri dhe premtues, ka nënshkruar kontratën e tij profesionale me klubin italian FC Bologna.

Ky është një moment historik në karrierën e tij dhe një dëshmi e punës së palodhur, talentit dhe përkushtimit që ai ka treguar ndër vite.

Kam pasur kënaqësinë ta ushtroj individualisht Besaletin dhe ta shoh nga afër punën e tij të palodhshme.

Ai është një shembull i një atleti të përkushtuar, i cili nuk ndalet kurrë së përmirësuari, duke i dhënë rëndësi çdo detaji në stërvitje.

Disiplina e tij, mentaliteti fitues dhe dëshira për të arritur majat e futbollit e kanë sjellë deri në këtë pikë, dhe jam i bindur që ky është vetëm fillimi i një karrierë të ndritur”, ka shkruar ish futbollisti Denis Isaja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot