Aston Villa i merr pikë liderit të Anglisë

- Bota Sot

Aston Villa i merr pikë liderit të Anglisë

Aston Villa ka barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin, në takimin e javës së 29-të të Premier League.

Vendasit ndalën një pikë të madhe karshi liderit të kampionatit.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1 dhe 2:2.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit dhe me katër gola gjithsejt të shënuara.

Për Aston Villën shënuan Tielemans (38) e Watkins (45+3) dhe për Liverpoolin realizuan Salah (29) e Alexander-Arnold (61).

Liverpooli kryeson me 61 pikjë, ka 7 pikë e një ndeshje më shumë se Arsenali në vend të dytë.

Aston Villa renditet në pozitën e nëntë me 39 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot