Unitedi e gjen zëvendësuesin e tij

- Bota Sot

Unitedi e gjen zëvendësuesin e tij

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim raportohet se po kërkon një portier për ta zëvendësuar Andre Onanan para sezonit 2025/2026. 

Tekniku portugez ka duruar një fillim të mjerueshëm të aventurës në ‘Old Trafford’ pas kalimit të tij në nëntor nga Sporting Lisbona. 

Amorim po synon që të bëjë disa largime nga ekipi i parë gjatë verës, pasi po planifikohet një investim i madh në përpjekje për të krijuar një ekip konkurrues për titull. 

Sidoqoftë, trajneri i ri në krye do të duhet që të shesë fillimisht disa lojtarë dhe të largojë disa prej atyre që kanë paga të mëdha

Për këtë arsye ai tashmë ka bërë objektiv Onanan, pasi nuk ka mbetur i kënaqur me gabimet e tij gjatë ndeshjeve dhe aftësinë për t’u përshtatur në sistemin e tij taktik. 

Si pjesë e planit është për të sjellë një portier të ri dhe Juan Musso i Atletico Madridit është bërë një opsion potencial. 

Musso iu bashkua Atletico Madridit në formë huazimi në fillim të sezonit, por Jan Oblak ka vazhduar të mbetet i padiskutueshëm mes dy shtyllave. 

Atletico Madridi ka një klauzolë për ta bërë të përhershme lëvizjen e tij, por duket se kjo nuk do të ndodhë. 

Sipas një raportimi nga Fichajes, Unitedi po e përcjellë me kujdes situatën e 30-vjeçarit, me argjentinasin që ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e minutave. 

‘Djajtë e Kuq’ mund të sigurojnë një marrëveshje me çmim të përgjysmuar rreth 5 milionë euro në rast se vendosin të bëjnë një lëvizje për të gjatë muajve të ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot