Shkëndija nderoi legjendën e saj

- Bota Sot

Shkëndija nderoi legjendën e saj

Ish-futbollisti i kombëtares së Maqedonisë, Ferhan Hasani, dy javë më parë kishte paralajmëruar tërheqjen nga futbolli aktiv.

Me këtë rast, klubi i futbollit Shkëndija, ku Hasani kaloi pjesën më të madhe të karrierës, nuk e harroi dhe e nderoi në shenjë falënderimi. Para ndeshjes së Shkëndijës me Sileksin, Hasani ka marrë një fanellë në kornizë dhe një letër falënderimi. Fanella kishte numrin e tij dhjetë dhe në të shkruante- Faleminderit!

Ai hapat e parë në futboll i bëri te Shkëndija e Tetovës dhe më pas luajti për Ëolfsburg, Brondby, Al-Raed, HJK Helsinki, Partizani Tirana dhe Helsingorit danez, që ishte edhe klubi i tij i fundit.

Hasani dikur ka qenë edhe anëtar i Maqedonisë, duke luajtur në 43 ndeshje dhe shënoi dy gola, ndërsa goli ndaj Italisë në Shkup do të mbetet përgjithmonë në kujtesë, kur mposhti legjendarin Gianluigi Buffon nga shtatëmbëdhjetë metra.

Dhuratë përkujtimore për golin e 150-të të shënuar me fanellën e Tetovës ka marrë edhe kapiteni i Shkëndijës, Besart Ibrimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot