Tottenham nuk i garanton trofe

- Bota Sot

Tottenham nuk i garanton trofe

Heung Min Son ka edhe katër muaj kontratë te Tottenham.

The Sun raporton se sulmuesi po mendon largimin nga Premier League, i joshur nga ideja për të provuar një aventurë jashtë ishullit.

Klubi i përmendur së fundmi si opsion për të është Bayern.

Bavarezët po kërkojnë të forcojnë sulmin dhe Son do të ishte një opsion i mirë duke luajtur bashkë me ish-shokun e tij të suadrës, Harry Kane.

Tottenham nuk ka një projekt fitues dhe kjo ka bërë që Son të stepet për të firmosur rinovimin e kontratës. Bayern paraqet siguri për të dhe ka më shumë ambicie për trofe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot