Gjilani la gojëhapur Suharekën

- Bota Sot

Gjilani la gojëhapur Suharekën

Gjilani gradualisht po ngjitet në mesin e skuadrave më të mira të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra e Gjianit ka triumfuar me rezultat 2:1 në konak të Suharekës, në takimin e javës së 22-të.

Portieri vendas Ozdogan shkaktoi penallti në minutën e 40-të. 

Futbollisti Senad Jaroviq i saktë nga penalltia në minutën e 42-të, 0:1 për Gjilanin.

Në minutën e 45+1 Endrit Krasniqi brenda 16-shit, me goditje të fortë la të shtangur portierin Haxhihamza, 1:1. 

Në minutën e 54-të Edi Basha realizoi për 1:2 në favor të Gjilanit.

Ai shënoi gol nga 22-23 metra por edhe falë intervenimit të dobët të portierit Ozdogan.

Gjilani renditet në vend të katërt me 31 pikë e Suhareka aktualisht është në të gjashtin me 26 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot