Mediat italiane kanë raportuar se Milani ka treguar interes të madh për Kasemiro që luan te Man. Junajted dhe Zlatan Ibrahimoviç beson se mesfushori me përvojë ka ende shumë për të ofruar.
Për shkak të kësaj, Milani është i vendosur të sjellë Kasemiron në “San Siro”.
Mesfushori brazilian thuhet se do të jetë një nga objektivat kryesore të transferimeve të “kuqezinjve” në afatin kalimtar të verës dhe Ibrahimoviçi tashmë ka marrë një sinjal të qartë nga Man. Juanjtedi se klubi dëshiron ta shesë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Për më tepër, për Milanin është e rëndësishme që Kasemiro të mund të transferohet për shifra të vogla, pasi Junajtedi vështirë se do të marrë më shumë se 10 milionë euro për të. Arsyet për këtë janë shkurtimi i kohës së tij të lojës, si dhe fakti që ai po hyn në vitin e fundit të kontratës.
Ibrahimoviç beson se kjo shumë ia vlen rreziku dhe beson se Milani mund të përfitojë ndjeshëm nëse Kasemiro rifiton formën e tij.