Nuk mjaftohet me Vllazninë dhe Laçin

- Bota Sot

Nuk mjaftohet me Vllazninë dhe Laçin

FIFA vazhdon që të bllokojë merkaton e disa klubeve shqiptare. Kjo vjen si pasojë e borxheve që klubet shqiptare kanë ndaj ish-lojtarëve apo ish-trajnerëve të tyre.

Kujtojmë që FIFA i ka bllokuar prej kohësh merkaton, pra lëvizjet në hyrje Vllaznisë dhe Laçit.

Por institucioni më i lartë i futbollit nuk është mjaftuar me kaq, pasi e ka pësuar edhe klubi i Orikut.

Klubi i Kategorisë së Dytë ka detyrime të pashlyera ndaj ish-lojtarëve.

Kjo ka bërë që FIFA t’i bllokojë merkaton dhe klubi i Orikut nuk lejohet që të bëjë lëvizje pa shlyer këto detyrime të prapambetura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot